

Branko Kadia
The basics
Quick facts
Gender:
Male
Birth:
30 June 1921
Death:
22 June 1942
The details
Biography
Introduction
Бранко Кадић (Shkodër, 30 qershor 1921 - 22 qershor 1942) ka qenë komunist shqiptar dhe Hero i Popullit.
Biografia
Leu më 30 qershor 1921 në Shkodër, i biri i Pandos dhe i Dines. Pasi mbaroi shkollën fillore vazhdoi Gjimnazin e Shkodrës. I përfshirë në Grupin e Shkodrës të Zef Malës, dënohet më 1939. Pas pushtimit italian të Shqipërisë, raportohet ndër pjesëmarrësit e demonstratës së parë antifashiste me studentë dhe konviktorë të Shkodrës me flamurin shqiptar pa sëpatat e liktorit.
Vritet në Tiranë më 22 qershor 1942 me Jordan Misjen dhe Perlat Rexhepin.
Referencat
- ^ Kaloçi D., Akuzat ndaj 73 komunistëve në gjyqin me Qemal Stafën, Shqip. - Nr. 121, 6 maj, 2007, f. 18 - 19.
- ^ Juka, Gëzim H. (2018). Shkodranët e 7 prillit dhe të 29 nëntorit. Tiranë: Reklama. f. 191. 9789928440358.
- ^ Dervishi, Kastriot (2016). Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së. Tiranë: 55. f. 243. 9789928106384.